Lajme Shqip e Hënë, 23 Korrik 2012 19:51

Siri – Situata në Siri vazhdon të jetë tejet shqetësuese ndërkaq metodat që përdoren nga trupat e presidentit Bashar al Asad janë trishtuese. 

Trupat e presidentit Bashar al Assad kanë ekzkeutuar fëmijët pranë nënave të tyre në rajonin jugor të Deras. 

Ata kanë detyruar nënat siriane që të përzgjedhin fëmijët e tyre të cilët do të ekzekutoheshin dhe në praninë e tyre kanë kryer ekzekutimin.
Ndërkohë, Liga Arabe i ka bërë thirrje Assadit që të japë dorëheqje dhe “ta shpëtojë vendin”.

20 persona në distriktin Mezzeh të Damaskut janë vrarë në mëngjes, për shkak se dyshohej se ishin pjesë e aktivistëve të opozitës. (LajmeShqip.com)