Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 11:35

Londër – Afganistani është vendi më i rrezikshëm për gratë, sipas një hulumtimi ndërkombëtar me ekspertë që është bërë publik sot.

Studimi i Fondacionit Tomson-Rojters, tregon se dhuna e përhapur, një sistem i dobët shëndetësor dhe varfëria, e bëjnë Afganistanin vendin më të keq për gratë.

Republika Demokratike e Kongos dhe Pakistani, rënditen në vendin e dytë dhe të tretë.

Ekspertët thonë se Pakistani është vendi me numrin më të madh të vrasjeve, të ashtuquajtura për nder, dhe ka raste më të shpeshta të martesave të fëmijëve.

Hulumtimi i ka pyetur 213 ekspertë nga pesë kontinente që të rendisin shtetet nga përceptimi i përgjitshëm për rrezikun, qasjen në kujdesin shëndetësor, dhunën, kulturën dhe diskriminimin fetar si dhe trafikimin njerëzor.