Lajme Shqip Sunday, 13 September 2015 19:17

Kriza me refugjatët nga Lindja ka bërë që Gjermania sot ta rivendosë kontrollin në kufirin me Austrinë dhe të heqë dorë përkohësisht nga zona schengen

Ky vendim raportohet të jetë marrë pasi që Gjermania po përballet me numra rekord të refugjatëve, të cilët kanë ikur nga vatrat e luftës në vendet e Lindjes, me theks të veçantë Siria e Iraku.

Në anën tjetër, autoritetet gjermane ende nuk janë deklaruar në detaje për këtë vendim, gjë që e lë shumë paqartësi.

Mbetet të shihet orëve në vazhdim nëse vizat schengen do të vlejnë edhe për Gjermaninë dhe si do të ndikojë kjo dalje e Gjermanisë nga zona schengen qoftë edhe përkohësisht.

Në anën tjetër, të hënën do të mblidhen në Bruksel 28 shtete të BE-së të cilat do të mundohen t’i gjejnë zgjidhje krizës së refugjatëve, të cilën zyrtarët e BE-së e kanë quajtur si periudha më e zezë e refugjatëve në historinë e Europës.