|
|
e Mërkurë, 27 Prill 2011 11:42 Nju-Jork – Gjashtëmbëdhjetë gazetarë janë arrestuar ose evidentohen si të zhdukur në konfliktin në Libi, kumtoi Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në Nju-Jork.
Tre gazetarë amerikanë – fotoraportuesi Xhejms Foli dhe raportuesit Kler Morgana Xhilis dhe Metju Vandjak nga fillimi i muajit janë arrestuar nga regjimi i Moamer Gadafit. Fotoraportuesi i Spanjës Manu Bravo është në një burg ushtarak në Tripoli.
Komiteti kumton se nuk ka informata nga fotoraportuesi austriak Anton Hamerl dhe nga raportuesi britanik Najxhel Tejlor.
Shtetasi britanik Kamel al Talu, i cili punon për Al Xhazirën është në burg, poashtu në burg janë edhe Muhamed ash Puvajhadi dhe Magdi Hilali nga radiorrjeti i Lindje së Afërt.
Më shumë se një muaj është në paraburgim gazetari kanadez nga televizioni iranian Alam, Lotfi Gars, i cili është arrestuar gjatë përpjekjes për të hyrë nga Libia në Tunizi.
Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve thekson se nuk dihet për fatin e gjashtë gazetarëve libianë.
“Nga fillimi i protestave politike në Libi janë regjistruar më shumë se 80 sulme ndaj përfaqësuesve të mediave, prej të cilëve katër janë vrarë, tre rëndë të lënduar, 49 janë arrestuar, 11 janë sulmuar, ndërsa janë shënuar edhe dy sulme ndaj përfaqësive të Al Xhazirës dhe të Al Huirës. Dy gazetarë të huaj edhe janë dëbuar nga Libia”, thuhet në raportin e Komitetit për mbrojtje të gazetarëve.