Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 10:35

Peshavar - Të paktën 15 kryengritës islamik janë vrarë në dy sulme raketore në pjesën veriperëndimore të Pakistanit të kryera nga aeroplanët amerikan  pa pilot.

Në sulmin e parë dy raketa janë shtënë ndaj një shtëpie në afërsi të shkollës fetare në lagjen Shallam Ragzai në zonën fisnore Vaziristani jugor, i cili është pikëmbështetje e talibanëve të lidhur me Al Kaedën. Sipas burimeve zyrtare pakistaneze shtatë kryengritës janë të vrarë.

Vetëm 15 minuta më vonë në një goditje tjetër raketore janë vrarë tetë kryengritës në lagjen Vasha Dana, dy kilometra nga vendi i sulmit të parë.

Sipas oficerit pakistanez, midis të vrarëve ka pasur taliban nga Penxhabi dhe të huaj nga Azia Qendrore.