Lajme Shqip Saturday, 31 March 2012 17:02

Shkup-Përfaqësuesit e rinisë nga të gjithat treva shqiptare u mblodhën në Shkup për të koordinuar aktivitetet për një agjendë të përbashkët për shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar.

Me iniciativë të Forumit rinor të BDI dhe Forumit rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë sot në Shkup u mbajtë takimi i Forumeve rinore të partive politike shqiptare nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Përfaqësuesit e rinisë nga të gjithat treva shqiptare u mblodhën në Shkup për të koordinuar aktivitetet dhe për të bërë një agjendë të përbashkët të shënuar në mënyrë sa madhështore  100 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

Pjesëmarësit në këtë takim iu bënë thirrje të gjitha subjekteve politike shqiptare nga të gjitha trevate ti bashkëngjiten kësaj iniciative, sepse, sic u konstatua, kjo iniciativë tejkalon ngjyrat partiake sepse një Jubile i tillë, 100 vjetori i Pavarësisë, duhet të jetë një pikë bashkimi për të gjithë.

Në këtë takim përfaqësuesit e Forumeve rinore u dakorduan që të organizojnë pesë aktivitete kryesore në pesë qendra shqiptare si dhe aktivitete tjera. Takimi i rradhës do të jetë në Prishtinë për të vazhduar këtë bashkëpunim të nisur sot në Shkup. Përfaqësuesit e rinisë së subjekteve politike shqiptare u pritën edhe nga nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti. (INA)