|
|
e Mërkurë, 12 Shtator 2012 17:33 SHBA- Qeveria libiane bëri me dije se filmi i titulluar, “Pafajësia e myslimanëve”, që konsiderohet ofendues ndaj Islamit dhe profetit Muhamed, ka nxitur protestat e armatosura, në vend. 
Sulmi nisi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ku qindra persona të armatosur u mblodhën përpara konsullatës amerikane per te protestuar kundër filmit amerikan, cka pati shkaktuar të marten protesta edhe para Ambasadës Amerikane në Kajro. Filmi i titulluar, “Pafajësia e myslimanëve”, raportohet se është prodhuar në mënyrë të pavarur nga një regjisor në Shtetet e Bashkuara.
Wall Street Journal raportoi se filmi mban firmën e Sem Basil, një izraelito-amerikan, i cili e përshkruan islamin si një “kancer”, ndërsa e paraqet profetin Muhamed “duke fjetur me femra.“
Pjesë nga filmi janë postuar në YouTube me përkthim në arabisht. Pak orë para dhunës në Bengazi, qindra protestues në Egjiptin fqinj, kanë marshuar drejt ambasadës amerikane në Kajro në shenjë proteste ndaj filmit. Protestuesit hipën mbi muret e ambasadës në Kajro. Ata grisën flamurin amerikan, që valonte në gjysmë shtizë për të shënuar përvjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, dhe e zëvendësuan me një flamur islamik.
Ambasadori amerikan Kris Stivens dhe 3 zyrtarë amerikanë u vrane gjate sulmit që ndodhi mbrëmë ndaj konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë, ndërkohë, Al Kaeda ka marrë përsipër sulmin, duke deklaruar se ishte një reagim i militanteve ndaj vrasjes së Abu Al-Libi, numrit dy të organizatës. (LajmeShqip.com)