Lajme Shqip Tuesday, 03 January 2012 16:22

Paris-Katër muaj përpara zgjedhjeve presidenciale, presidenti francez Nikola Sarkozi e gjen vetën në mes të një skandali korrupsioni. Në fakt bëhet fjalë çështje gati 20 vjeçare, por Sarkozi përballet tashmë me akuza të reja.

E përditshmja franceze “Liberation” raporton për disa akuza të reja lidhur me një kompani fantazmë, që u krijua për të përfituar komisione nga shitjet e armëve franceze në Pakistan dhe Arabinë Saudite.

Gazeta citon dëshmi nga një ish zyrtar të lartë, i cili thotë se Sarkozi, ndërsa ishte ministër i buxhetit autorizoi ngritjen e kësaj firme të quajtur Heine me bazë në Luksemburg në vitin 1994.

Gérard-Philippe Menayas, ish zyrtar i lartë i mbrojtjes tha para gjykatësit se firma Heine ishte boshti i skemës së përdorur për paratë që përfitoheshin nga shitjet e armëve të cilat u përdorën për të financuar ilegalisht fushatën e pasuksesshme të ish kryeministrit Edouard Balladur në vitin 1995. Në atë kohë Sarkozi ishte zëdhënësi i Balladur.

Por presidenti ka mohuar vazhdimisht akuzat duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje, megjithëse disa deputetë franceze thonë se është e paevitueshme që Sarkozi të paraqitet në gjyq lidhur me këto akuza.

Rasti, i cili ka marrë emrin Çështja Karaçi, ka bërë që dy prej miqtë më të afërt të Sarkozi të paditen në lidhje me pagesat për shitjen e armëve.

Komisionet në shitjet e armëve nuk kanë qënë të jashtëligjshme në Francë deri në vitin 2000 por rryshfetet për të financuar fushatat politike janë të dënueshme me ligj. (LajmeShqip.com)

Comments are closed.