|
|
Tuesday, 03 January 2012 13:30
Berlin – Presidenti gjerman Kristian Vulf mbrëmë sërish ishte në shënjestër të kritikave të opinionit për shkak të raporteve mediatike, sipas të cilave ka tentuar të parandalojë publikimin në detaje të kredisë private për blerjen e shtëpisë së tij, të cilën e ka marrë me interes të ulët.
Gazeta gjermane Zidojçe- cajtung publikoi se Vulf muajin e kaluar i është paraqitur kryeredaktorit të Bildit, Kaj Dikman dhe i ka lënë mesazh me zë në të cilin e kanos me ton të ashpër dhe padi nëse publikohet ai shkrim dhe paralajmëron ndërprerje lidhjesh me botuesin e gazetës.
Gazeta tha se Vulf kishte thirrur disa ditë më vonë për të kërkuar flaje “për tonin dhe përmbajtjen” e mesazhit me zë, por, pa dhënë detaje tjera.
Vulf, aleati konservativ i kancelares Angela Merkel, është vënë në presion të vazhdueshëm nga mediat gjermane për të dhënë dorëheqje, që kur Bildi në mesin e muajit dhjetor raportoi se ai i kishte mashtruar ligjvënësit në shtetin e Saksonisë së ulët, prej nga edhe vjen, në lidhje me raportet e tij me një biznesmen të pasur, i cili i kishte dhënë gruas së tij një kredi për shtëpi në vlerë prej 500 mijë eurosh.
Vulf ka kërkuar falje për skandalin e kredisë dhe ka marrë mbështetjen e Merkelit dhe të partive kryesore të Gjermanisë.


