Lajme Shqip Wednesday, 22 February 2012 16:00

Washington-Ministri i jashtëm australian Kevin Rud ka dhënë dorëheqjen pas spekullimeve në media për një rivalitet mes tij dhe kryeministres Julia Gillard për drejtimin e qeverisë.

Rud njoftoi vendimin gjatë një konference për shtyp në Washington DC, ku ishte takuar më parë me sekretaren amerikane të shtetit Hilari Klinton.

“E vërteta e thjeshtë është se nuk mund të vazhdoj të shërbej si ministër i jashtëm, nëse nuk kam mbështetjen e kryeministres Gillard. Ndaj besoj se e vetmja rrugë e ndershme për mua është të jap dorëheqjen”-tha Rudd para mediave.  

Ai nuk saktësoi nëse do të sfidojë Gillard për postin e kryeministrit duke thënë se do të konsultohet me familjen dhe komunitetin përpara se të vendosë për të ardhmen. Ditët e fundit mediat australiane kanë raportuar se Rud dhe mbështetësit e tij brenda partisë po planifikonin të sfidonin kryeministren Gillard. (LajmeShqip.com)

Comments are closed.